Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri – 2016

Në vitin 2016 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 9.64%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,358,522 mijë lekë duke arritur shifrën 15,446,218 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 1,126,233 duke shënuar një rritje me 2.66% krahasuar me vitin 2015.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 14,384,340 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 10.25% krahasuar me vitin 2015.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,012,595 duke shënuar një rritje në masën 2.97% krahasuar me vitin 2015.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 977,932 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 4.82% krahasuar me vitin 2015.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 113,611 duke shënuar një ulje në masën 0.06% krahasuar me vitin 2015.

Gjatë vitit 2016, janë paguar gjithsej 4,276,089 mijë lekë dëme ose 17.54% më shumë se gjatë vitit 2015.

Numri i dëmeve të paguara në vitin 2016 është rritur me 2,157 dhe arriti shifrën 31,415 nga të cilat 30,272 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,143 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

 ( Burimi : Autoriteti i Mbikqyrjes Finanaciare )

Close Menu