Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – qershor 2017

Zhvillime kryesore

Në janar- qershor 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 12.03%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 796,550 mijë lekë duke arritur shifrën 7,415,464 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 551,848 duke shënuar një rritje me 14.69% krahasuar me janar – qershor 2016.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 6,821,537 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 11.20% krahasuar me janar- qershor 2016.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 463,229 duke shënuar një rritje në masën 7.46% krahasuar me janar- qershor 2016.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 561,111 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 23.07% krahasuar me janar – qershor 2016.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 88,606 duke shënuar një rritje në masën 76.85% krahasuar me  janar – qershor 2016.

Gjatë janarit – qershor 2017, janë paguar gjithsej 2,705,587 mijë lekë dëme ose 44.02% më shumë se gjatë janarit – qershor 2016.

Numri i dëmeve të paguara në janar- qershor 2017 është rritur me 9,251 dhe arriti shifrën 25,019 nga të cilat 24,110 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 909 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

( Burimi : Autoriteti i Mbikqyrjes Finanaciare )

(Burimi – Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare)

Close Menu