UET vizitë në kompaninë e sigurimeve Atlantik

UET vizitë në kompaninë e sigurimeve Atlantik

Në vazhdën e takimeve të programit 250+ që ka ndërmarrë Universiteti Europian i Tiranës, drejtues të UET zhvilluan dje një takim me përfaqësues të Kompanisë së Sigurimeve Atlantik. Presidenti i UET Prof. Dr. Adrian Civici, Drejtoresha e programeve master Dr. Orkida Ilollari, Zëvendës Rektori Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka u takuan me drejtorin e kompanisë Atlantik Dritan Çelaj dhe drejtues të tjerë të kësaj kompanie. Në këtë takim u diskutua mbi atë çfarë kërkon tregu i sigurimeve nga akademia që të përgatisë studentë të aftë për tregun e punës.

Close Menu