Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – korrik 2017

Në janar- korrik 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.43%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 910,102 mijë lekë duke arritur shifrën 8,873,197 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 672,162 duke shënuar një rritje me 14.73% krahasuar me Janar – korrik 2016.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 8,164,731 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 10.12% krahasuar me janar- korrik 2016.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 572,796 duke shënuar një rritje në masën 8.58% krahasuar me janar- korrik 2016.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 675,083 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 29.73% krahasuar me janar – qershor 2016.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 99,344 duke shënuar një rritje në masën 70.35% krahasuar me janar – korrik 2016.

Gjatë janarit – korrik 2017, janë paguar gjithsej 3,084,500 mijë lekë dëme ose 30.24% më shumë se gjatë janarit – korrik 2016.

Numri i dëmeve të paguara në janar- korrik 2017 është rritur me 10,368 dhe arriti shifrën 28,318 nga të cilat 27,302 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,016 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu