Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – gusht 2017

Zhvillime kryesore

 

  • Në janar- gusht 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.98%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,123,199 mijë lekë duke arritur shifrën 10,501,771 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 821,134 duke shënuar një rritje me 15.44% krahasuar me janar- gushtin 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 9,709,092 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 10.94% krahasuar me janar- gusht 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 711,478 duke shënuar një rritje në masën 10.53% krahasuar me janar- gusht 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 759,249 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 27.23% krahasuar me janar – gusht 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 109,632 duke shënuar një rritje në masën 62.25% krahasuar me  janar – gusht 2016.
  • Gjatë periudhës janar – gusht 2017, janë paguar gjithsej 3,445,836 mijë lekë dëme ose 30.88% më shumë se gjatë janar – gushtit 2016.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar- gusht 2017 është rritur me 11,100 dhe arriti shifrën 31,291 nga të cilat 30,213 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,078 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Close Menu