Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Shtator 2017

  • Në janar- shtator 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.45%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,235,713 mijë lekë duke arritur shifrën 12,026,415 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 932,106 duke shënuar një rritje me 15.23% krahasuar me janar- shtatorin 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 11,127,303 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 10.29% krahasuar me janar- shtator 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 808,106 duke shënuar një rritje në masën 10.42% krahasuar me janar- shtator 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 859,781 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 28.85% krahasuar me janar – shtator 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 123,972 duke shënuar një rritje në masën 61.00% krahasuar me  janar – shtator 2016.
  • Gjatë periudhës janar- shtator 2017, janë paguar gjithsej 3,717,968 mijë lekë dëme ose 26.07% më shumë se gjatë janar – shtatorit 2016.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar- shtator 2017 është rritur me 11,396 dhe arriti shifrën 33,991 nga të cilat 32,788 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,203 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu