Sh. S. Sh. zhvillon kursin e trajnimit për shitës i produkteve të sigurimit të jo-jetë

Në datë 18 Nëntor 2017, në qytetin e Fierit dhe të Lezhës, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë  zhvilloi kurset e trajnimit për shitës të produkteve të sigurimit të jo-jetës.

Në trajnimin e zhvilluar në qytetin e Fierit  morën pjesë   18 punonjës të shoqërisë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group,kurse në qytetin e Lezhës morën pjesë 18 punonjës të Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group  dhe 7 agjentë të shoqërisë  Albsig,  ku lektorët trajtuan module të tilla si : Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë, Sigurimet e mjeteve motorrike, Roli i AMF-së në licencimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së agjentit në sigurime, etj.

Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me Çertifikatat përkatëse.

Close Menu