Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis Shoqatave të Sigurimeve dhe Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Më 17 Nëntor 2017, në ambientet e Hotel Xheko Imperial në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË, SHOQATËS SË SIGURUESVE TË JETËS, TË PENSIONEVE DHE FONDEVE TË INVESTIMEVE dhe SHOQATËS MIKROFINANCA SHQIPTARE

Në Ceremoninë e nënshkrimit zhvilluar në prezencë të mediave, morën pjesë përfaqësues dhe drejtues të lartë të shoqërive të sigurimeve dhe mikrofinancës, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ekspertë të tregut financiar,etj.

Qëllimi i këtij memorandumi është përcaktimi dhe vendosja e formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve për të përmirësuar veprimtaritë respektive të çdo shoqate. Memorandumi siguron kuadrin e nevojshëm institucional brenda të cilit Palët do të zhvillojnë marrëdhënie reciproke me synim krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e sektorit te mikrofinancës dhe atij të sigurimit të jetës dhe të pronës.

Close Menu