Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Tetor 2017

Zhvillime kryesore

  • Në janar- tetor 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 8.92%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,070,745 mijë lekë duke arritur shifrën 13,076,439 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 1,042,340 duke shënuar një rritje me 15.32% krahasuar me janar – tetor 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 12,089,866 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 7.61% krahasuar me janar- tetor 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 893,388 duke shënuar një rritje në masën 9.33% krahasuar me janar- tetor 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 945,928 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 28.50% krahasuar me janar – tetor 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 148,915 duke shënuar një rritje në masën 71.66% krahasuar me  janar – tetor 2016.
  • Gjatë janarit – tetor 2017, janë paguar gjithsej 4,006,529 mijë lekë dëme ose 15.80% më shumë se gjatë janarit – tetor 2016.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar- tetor 2017 është rritur me 11,494 dhe arriti shifrën 37,091 nga të cilat 35,804 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,287 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu