Mbi zhvillimin e Asamblesë së Përgjithëshme.

Mbi zhvillimin e Asamblesë së Përgjithëshme.

Më datën 11 Dhjetor 2017, zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithëshme e Anëtarëve të Shoqatës, me pjesmarrjen e të gjithë anëtarëve të Shoqatës.

Pas diskutimit të çeshtjeve të parashikuara në rendin e ditës, të gjithë anëtarët vendosen njëzëri të miratojnë sa më poshtë :

1.Raportin e Shoqatës për veprimtarinë e saj gjatë vitit 2017 dhe veprimtaritë e parashikuara për vitin 2018.

2.Pasqyrat financiare për periudhën 11-mujore dhe të pritshmet për vitin 2017.

3.Buxhetin e Shoqatës për vitin 2018.

4.Ndryshimin e logos së Shoqatës.

Në zbatim të nenit 9.1 të Statutit të Shoqatës, Asambleja e Përgjithëshme me unanimitet të plotë rizgjodhi zj.Fitnete Sulaj në postin e Kryetares së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë edhe për një mandat 1–vjecar.

 

Close Menu