Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Nëntor 2017

Zhvillime kryesore

  • Në janar- nëntor 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 6.85%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 916,255 mijë lekë duke arritur shifrën 14,290,466 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 1,136,689 duke shënuar një rritje me 14.06% krahasuar me janar – qershor 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 13,228,146 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 5.54% krahasuar me janar- nëntor 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 977,680 duke shënuar një rritje në masën 8.65% krahasuar me janar- nëntor 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 1,021,329 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 28.16% krahasuar me janar – nëntor 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 158,967 duke shënuar një rritje në masën 64.43% krahasuar me janar – nëntor 2016.
  • Gjatë janar – nëntorit 2017, janë paguar gjithsej 4,359,655 mijë lekë dëme ose 16.39% më shumë se gjatë janar – nëntor 2016.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar- nëntor 2017 është rritur me 12,074 dhe arriti shifrën 40,477 nga të cilat 39,080 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,397 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu