Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Dhjetor 2017

Të përgjithshme

Zhvillime kryesore

 

  • Gjate vitit 2017 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 5.38%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 826,038 mijë lekë duke arritur shifrën 16,193,678 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 1,261,238 duke shënuar një rritje me 11.99% krahasuar me vitin 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 14,907,715 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.21% krahasuar me vitin 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,087,274 duke shënuar një rritje në masën 7.38% krahasuar me vitin 2016.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 1,204,267 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 23.15% krahasuar me vitin 2016.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 173,917 duke shënuar një rritje në masën 53.08% krahasuar me  vitin 2016.
  • Gjatë vitit 2017, janë paguar gjithsej 5,514,171 mijë lekë dëme ose 15.80% më shumë se gjatë vitit 2016.
  • Numri i dëmeve të paguara nëvitin 2017 është rritur me 12,538 dhe arriti shifrën 43,954 nga të cilat 42,390 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,564 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu