Tregu i sigurimeve bashkëbisedon me mediat

Tregu i sigurimeve bashkëbisedon me mediat.

Në kuadër të transparencës në marrëdhëniet me publikun si edhe të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve , Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, organizoi në ambientet e Premium Beach Hotel-Golem me datën 19 Shkurt 2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë : “TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT”.

Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, nëpërmjet prezantimeve të tyre, paraqiten në mënyrë të përmbledhur disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet tregu sot, si edhe disa njohuri bazë për produktet kryesore të këtij tregu.

Në takim ishin prezent rreth 30 përfaqësues të mediave, të cilët debatuan dhe shkëmbyen opinione lidhur me gjëndjen dhe problematikat e tregut të sigurimeve, vlerësuan arritjet si dhe propozuan alternativa për përmirësimin e këtij tregu.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, si përfaqësuese legjitime e shoqërive të sigurimit të jo-jetës, ka programuar të zhvillojë gjatë këtij viti dhe në vazhdim veprimtari të tilla edhe mbi baza rajonale, me synimin për ta shtrirë kulturën e sigurimeve kudo ku jetohet dhe punohet

 

Close Menu