EUROSIG Group dhuron dy bursa masteri për studentët ekselentë të Inxhinjerisë Matematike.

EUROSIG Group dhuron dy bursa masteri për studentët ekselentë të Inxhinjerisë Matematike.

  • EUROSIG_Group, në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe vëmendjes që tregon për studentët e talentuar e të ekselencës, vazhdon të akordojë bursa për studimet master.
  • Më 10 mars 2018, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua ceremonia e diplomimit të nivelit Bachelor, si dhe Mastër, për studentët e Fakultetit të Inxhinjerisë Matematike.
  • Në këtë ceremoni ishte i ftuar dhe Presidenti i EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, i cili prej disa vitesh bashkëpunon me Universitetin Politeknik dhe me Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Gjatë fjalës përshëndetëse, Z.Morinaj prezantoi dy bursa të akorduara nga Grupi EUROSIG për dy prej studentëve të ekselencës në këtë fakultet, për ndjekjen e Masterit Shkencor ose Profesional.
Close Menu