SIGAL UNIQA Group Austria i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve në Pyllin Orbital të Tiranës

“Nismës për mbjelljen e 2 milion pemëve në Pyllin Orbital të Tiranës, iu bashkua edhe SIGAL UNIQA Group Austria dhe ROTARY CLUB TIRANA WEST.

Avni Ponari CEO i SIGAL UNIQA njëkohësisht dhe President i R.C.T.W së bashku me Kryetarin e Bashkisë Z.Erion Veliaj, mbollën 40 pemë bliri, në liqenin artificial të Tiranës.

Lë të kontribuojmë të gjithë për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, i cili do na shërbejë ne dhe brezave që do të vijnë.”

Close Menu