Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Shkurt 2018

Zhvillime kryesore

  • Gjatë periudhës janar-shkurt 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 0.10%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 2,249 mijë lekë duke arritur shifrën 2,336,956 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 168,054 duke shënuar një rritje me 3.17% krahasuar me janar-shkurt 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 2,174,652 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 0.19% krahasuar me janar-shkurt 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 149,403 duke shënuar një rritje në masën 2.96% krahasuar me janar-shtator 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 157,858 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 6.46% krahasuar me janar-shkurt 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 18,642 duke shënuar një rritje në masën 4.82% krahasuar me janar-shkurt 2017.
  • Gjatë janar-shkurt 2018, janë paguar gjithsej 766,317 mijë lekë dëme ose 13.29% më pak gjatë periudhës janar-shkurt 2017.
  • Numri i dëmeve të paguara gjatë janar-shkurt 2018 është rritur me 11 dhe arriti shifrën 6,870 nga të cilat 6,529 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 341 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu