Sigal Uniqa prezanton konkursin:”Inovacioni në Sigurime”

SIGAL UNIQA prezanton konkursin: “INOVACIONI NE SIGURIME”

SIGAL UNIQA në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës prezantoi konkursin “INOVACIONI NE SIGURIME”. Për dy muaj, studentët do të ftohen të kryejnë kërkime dhe të propozojnë idetë e tyre novatore mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri, sesi mund të zhvillohet ky treg, çfarë përmirësimesh teknologjike mund të ketë, si mundet të depërtohet tek klientët dhe të ndikohet në ndryshimin e mentalitetit të tyre mbi sigurimet.

Ky projekt u prazantua nga Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Z. Avni Ponari, në një bashkëbisedim me studentët e UET dhe pedagogët e këtij universiteti.

Pas paraqitjes së ideve të tyre, do të përzgjidhen edhe idetë më të mira, të cilat do të zhvillohen nga ana e studentëve me kërkime konkrete apo me implementimin e programeve specifike, dhe në fund 3 idetë më të mira do të vlerësohen me çmime.
Qëllimi i këtij konkursi është që brezat e rinj të njihen dhe edukohen me sigurimet, si një industri e domosdoshme për qytetarët.

Close Menu