Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Mars 2018

Zhvillime kryesore

  • Në Janar-Mars 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 2.53%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 87,605 mijë lekë duke arritur shifrën 3,552,332 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 261,173 duke shënuar një ulje me 4.58% krahasuar me Janar-Mars 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 3,306,339 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 3.54% krahasuar me Janar-Mars 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 231,090 duke shënuar një rritje në masën 5.49% krahasuar me Janar-Mars 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 241,547 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 4.43% krahasuar me Janar-Mars 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 30,074 duke shënuar një rritje në masën 5.54% krahasuar me Janar-Mars 2017.
  • Gjatë Janar-Marsit 2018, janë paguar gjithsej 1,153,340 mijë lekë dëme ose 22.03% më pak se gjatë Janar-Marsit 2017.
  • Numri i dëmeve të paguara në Janar-Mars 2018 është ulur me 1,104 dhe arriti shifrën 10,516 nga të cilat 10,057 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 459 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu