Albsig sha merr pjesë në Panairin e “Ditës së Karrierës “

Albsig sha merr pjesë në Panairin e “Ditës së Karrierës

 Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, nën moton “Hidh Hapin Tënd”,  zhvilloi me datën 19 prill 2018 Panairin e “Ditës së Karrierës”, ku morën pjesë rreth 60 kompani të cilat ekspozuan ofertat e tyre të punës.

Pjesëmarrës në këtë veprimtari, shoqëria e sigurimeve Albsig sha – pjesë e “Kastrati Group”, bëri prezent për të pranishmit ofertat mbi mundësitë e punësimit, trajnimet, internshipet, praktikat mësimore dhe workshopet.

Shoqëria Albsig sha është dalluar vazhdimisht si mbështetëse e brezave të rinj në rrugën e karrierës. Për të zhvilluar më tej aftësitë personale dhe profesionale të tyre në fushën e sigurimeve.

Stenda e Albsig sha u vizitua nga rreth 90 studentë, ku shumica prej tyre përveç kërkesave për internshipet kërkuan dhe mundësi praktikimi dhe punësimi.Në kuadër të mbështetjes së studentëve pjesëmarrës në këtë panair, Albsig sha u mundësoi 10 prej studentëve më të mire internshipin pranë departamenteve përkatëse të shoqërisë.

 

 

Close Menu