Bashkëbisedim me studentët e universiteteve në Durrës dhe Elbasan.

Bashkëbisedim me studentët e universiteteve në Durrës dhe Elbasan.

Në kuadër të programit për edukimin e konsumatorit, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë organizoi në datat 22 dhe 25 Maj 2018 takime me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve të jo-jetës zj.Venera Xhillari dhe z.Gedeon Dudushi informuan  studentët mbi rolin dhe funksionet e tregut të sigurimeve në Shqipëri si edhe prezantuan produktet  që ky treg ofron për konsumatorët.

Në takimin e zhvilluar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës mori pjesë gjithashtu edhe z.Naim Hasa –  Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve e Fondeve të Investimit- i cili trajtoi disa aspekte të Pensioneve Private në Shqipëri.

Studentët pjesëmarrës u treguan mjaft të interesuar për produktet e tregut të sigurimeve dhe nëpërmjet pyetjeve drejtuar lektorëve i dhanë këtij takimi frymën e një debati konstruktiv.

Këto veprimtari gjetën pasqyrim edhe në mediat lokale.

Close Menu