Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Prill 2018

Zhvillime kryesore

  • Në Janar- Prill 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.34%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 157,956 mijë lekë duke arritur shifrën 4,893,933 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 356,630 duke shënuar një rritje me 6.07% krahasuar me Janar- Prill 2017.Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 4,566,346 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.00% krahasuar me Janar- Prill 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 314,681 duke shënuar një rritje në masën 6.62% krahasuar me Janar- Prill 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 323,142 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 6.24% krahasuar me Janar- Prill 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 41,940 duke shënuar një rritje në masën 2.08% krahasuar me Janar- Prill 2017.
  • Gjatë Janar- Prill 2018, janë paguar gjithsej 1,569,415 mijë lekë dëme ose 17.60% më pak se gjatë Janar- Prill 2017
  • Numri i dëmeve të paguara në Janar- Prill 2018 është ulur me 3,347 dhe arriti shifrën 13,694 nga të cilat 13,128 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 566 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu