Albsig mbështet Shoqatën e Arbëreshëve Vorea për një udhëtim turistik në Shqipëri

 Albsig mbështet Shoqatën e Arbëreshëve Vorea për një udhëtim turistik në Shqipëri

Rrugëtimit të gjatë të arbëresheve të Shoqatës Vorea dhe Qendrës Albania Excellencë, për të festuar vitin e Skënderbeut në Shqipëri ju bashkua dhe Albsig, pjesë e Kastrati Group. Shoqëria e Sigurimeve Albsig  si mbështetëse e njerëzve të artit dhe të trashëgimisë historike e kulturore, ishte pjesë e aktivitetit të zhvilluar në nder të vitit të Skënderbeut, këtë herë ndryshe, në një rrugëtim “historik” nga dt. 01 deri me 06 maj në Shqipëri, një udhëtim në vendet ku ka luftuar Gjergj Kastrioti Skënderbe Heroi Kombëtarë, nga Kalaja e Petrelës, në fushën e Domosdovës, në fushën e betejës së Vajkalit, deri në Sinën e largët ku lindi Heroi ynë.

Close Menu