Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group iu bashkua nismës së Organizatës “Fundjavë Ndryshe”.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group iu bashkua nismës së Organizatës “Fundjavë Ndryshe”.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group iu bashkua nismës së Organizatës “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar familjet në nevojë. Me kontributin e stafit dhe të vetë kompanisë Sigma Interalbanian VIG, 12 fëmijëve në fashtin Mamël të Elbasanit iu mundësua transporti për në shkollë për përfundimin e këtij viti si dhe për vitin e ri shkollor 2018 – 2019.

Ndër të tjera fëmijëve iu mundësuan veshmbathje, libra jashtëshkollorë dhe ushqime. Me besimin se ditë më të mira do të vijnë për këta fëmijë e familjet e tyre, dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht djemtë dhe vajzat e reja të Fundjavë Ndryshe, për të gjithë energjinë pozitive që përcjellin dhe rol-modelin më të shëndetshëm për të cilin ka nevojë shoqëria sot.

Gjithashtu, falenderimet i shkojnë veçanërisht stafit të kompanisë, për mikëpritjen që treguan ndaj kësaj iniciative – si në vlerë materiale ashtu dhe në angazhimin e përgjegjësinë, për ta çuar këtë nisëm deri në fund. Impenjimi i secilit prej tyre për të kultivuar frymën e solidaritet tek brezat e rinj, na mbush me shenja shprese.

Close Menu