U zhvillua Tryeza e Rrumbullakët me temë : “Eksperienca sllovene në tregun e sigurimeve

U zhvillua Tryeza e Rrumbullakët me temë : “Eksperienca sllovene në tregun e sigurimeve “.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Sllovene të Sigurimeve organizuan me 13 Qershor 2018 në ambientet e Hotel “Xheko Imperial” në Tiranë tryezën e rrumbullakët me temë :“Eksperienca sllovene në tregun e sigurimeve“.

Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues të tregut të sigurimeve, të tregut bankar dhe atij të mikrofinancës, të shoqatave të bujqësisë dhe turizmit, etj.

E ftuar në këtë takim, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zj.Sonila Qato vlerësoi inisiativën e tregut të sigurimeve dhe garantoi mbështetjen e qeverisë dhe të dikasterit që ajo drejton për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij tregu.

Në përshëndetjen e tij, z.Pajtim Melani- Kryetar i Bordit të AMF-së vlerësoi bashkëpunimin e nisur me një nga tregjet më të zhvilluara në rajon dhe shprehu bindjen se ky takim përbën një hap të sigurtë drejt zgjerimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të këtij tregu.

Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës Sllovene të Sigurimeve – Zj.Maja Krumberger dhe koleget e saj sollën përvojën e tregut slloven në fushën e sigurimeve, duke u ndalur veçanërisht ne aspekte të veçanta të tij siç janë sigurimet në bujqësi, në turizëm dhe në shëndetësi.

Të pranishmit në këtë takim diskutuan me përfaqësuesit e tregut slloven për çeshtje të veçanta që shqetësojnë sot tregun e sigurimeve, nëpërmjet debateve dhe shkëmbimit të eksperiencave respektive.

Shoqata e Sigurimeve të Shqipërisë dhe Shoqata Sllovene e Sigurimeve nënshkruan dhe  Memorandumin e Bashkëpunimit,  çka zyrtarizon edhe fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë mes dy shoqatave , si përfaqësuese legjitime të shoqërive të sigurimit që veprojnë në tregjet përkatëse.

Close Menu