Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Maj 2018

Zhvillime kryesore

Në janar – maj 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.01%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 183,634mijë lekë duke arritur shifrën 6,277,101 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 462,260 duke shënuar një rritje me 7.30 % krahasuar me janar – maj 2017.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 5,838,951 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 3.62% krahasuar me janar- maj 2017.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 410,335 duke shënuar një rritje në masën 8.48% krahasuar me janar – maj 2017.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 432,700 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 5.31% krahasuar me janar – maj 2017.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 51,914 duke shënuar një ulje në masën 1.21% krahasuar me janar – maj 2017.

Gjatë janar -maj 2018, janë paguar gjithsej 1,940,144 mijë lekë dëme ose 17.57% më pak se gjatë periudhës janar-maj 2017.

Numri i dëmeve të paguara në janar – maj 2018 është ulur me 3,759 dhe arriti shifrën 17,722 nga të cilat 17,722 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 719 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

Close Menu