Njoftim për punësim – Jurist për Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë

Njoftim

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ( SHSSH ) kërkon të punësojë një jurist me kohë të plotë.

Përgjegjësitë kryesore funksionale si jurist i SHSSH-së janë :

1.Të ndjekë të gjithë problematikën juridike të Shoqatës.

2.Të përgatisë dhe prezantojë proçedurat ligjore të tregut të sigurimeve në kuadër të kërkesave të kuadrit rregullativ ekzistues dhe atij të ri.

3.Të punojë për harmonizimin e kuadrit rregullativ të tregut të sigurimeve me kërkesat dhe standartet e Bashkimit Europian.

4.Të bashkëpunojë dhe bashkërendojë punën e tij me Komitetin Ligjor të SHSSH-së.

Kriteret orientuese që duhet të plotësojë personi i interesuar :

1.Diplomuar në shkencat juridike.

2.Eksperiencë punë si jurist mbi 3 vjet.

3.Eksperiencë dhe njohuri për tregun e sigurimeve.

4.Njohës i mirë i gjuhës angleze.

5.Njohës dhe përdorues i sistemeve bazë kompjuterike.

Personat e interesuar të dërgojnë një CV brenda datës 15 Korrik 2018 në adresën :

info@shoqatasiguruesve.al

Do të kontaktohen vetëm personat të cilët do të gjykohen për t’u intervistuar.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë                                                2 Korrik 2018

Close Menu