Zhvillon punimet forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare”

Zhvillon punimet forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare”

Në datën 29 qershor 2018, nw Tiranw, zhvilloi punimet forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare”. Kjo veprimtari u organizua nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB)  në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE), Shoqatës së Tregëtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA) dhe Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës (AMA). Në këtë forum, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, institucioneve të tjera publike, shoqata të ndryshme, organizata jo – fitimprurëse, rrethe akademike në vend, përfaqësues të sektorit bankar e financiar, përfaqësues të medias, etj.

Gjatë punimeve të forumit, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, ndërmjet Shoqatës Shqiptare e Bankave, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Kombëtar për Rininë.

Në emër të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Memorandumi u nënshkrua nga zj.Fitnete Sulaj- Kryetare e kësaj shoqate.

Ky memorandum synon krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe rritjen e bashkëpunimit dhe e koordinimit ndërinstitucional në fushën e edukimit financiar.

Qëllimi i Rrjetit për Edukimin Financiar është krijimi i një forumi në të cilën anëtarët bashkojnë forcat e tyre për të realizuar një edukimin financiar të përgjegjshëm në Shqipëri – me qëllim përfundimtar – përmirësimin e njohurive mbi edukimin financiar pothuajse në të gjitha grup moshat e shoqërisë sonë, si dhe për sipërmarrësit, bizneset e vogla dhe të mesme dhe shoqëritë tregtare të mëdha (korporatat).

Pjesëmarrësit në këtë forum e vunë theksin tek edukimi financiar si një komponent vendimtar për fuqizimin e konsumatorëve dhe të investitorëve. Përgjegjësia për marrjen e të gjithë njohurive të nevojshme financiare për të bërë zgjedhje të informuara është një përgjegjësi e përbashkët midis shumë palëve të interesit: individëve, familjeve, qeverisë, sektorit të arsimit, sektorit të shërbimeve financiare, punëdhënësve, dhe organizatave të punës.

Close Menu