Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Më 16 Korrik 2018 u nënshkrua në Tiranë Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Për palën shqiptare, dokumenti u nënshkrua nga zj.Fitnete Sulaj, Kryetare e Shoqatës së Sigurueseve të Shqipërisë dhe për palën kosovare nga z.Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon mbrojtjen e interesit të kompanive të sigurimeve, promovimin e integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit të tregut të sigurimeve, si dhe vendosjen e formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve për të përmirësuar veprimtaritë respektive të interesave që ato përfaqësojnë.

Palët do të punojnë së bashku për të identifikuar dhe adresuar mbështetje teknike dhe kapacitete trajnuese për të zhvilluar më tej tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Në kuadër të këtij memorandumi të bashkëpunimit, palët parashikojnë të zgjerojnë dhe lehtësojnë shkëmbimin e njohurive përmes seminareve, trajnimeve, konferencave, vizitave konsultative të ekspertëve , shkëmbimin e praktikave më të mira, etj.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, z.Mazreku ka patur edhe një takim me z.Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit të të dy vendeve  në  fushën e industrisë së sigurimeve.

Close Menu