Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Qershor 2018

Zhvillimet kryesore

  • Në janar – qershor 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.93%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 291,702 mijë lekë duke arritur shifrën 7,706,821 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 570,783 duke shënuar një rritje me 8.33 % krahasuar me janar – qershor 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 7,128,541 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.51% krahasuar me janar- qershor 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 507,426 duke shënuar një rritje në masën 9.54% krahasuar me janar – qershor 2017.
  • Gjatë janar -qershor  2018, janë paguar gjithsej 2,287,008 mijë lekë dëme ose 15.47% më pak se gjatë periudhës janar-maj 2017.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar – qershor 2018 është ulur me 3,400 dhe arriti shifrën 21,619 nga të cilat 20,789 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 830 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu