Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Korrik 2018

Zhvillime kryesore

  • Në janar – korrik 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 6.28%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 556,723 mijë lekë duke arritur shifrën 9,424,563 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 697,059 duke shënuar një rritje me 7.72 % krahasuar me janar – korrik 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 8,736,152 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 7.07% krahasuar me janar- korrik 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 623,773 duke shënuar një rritje në masën 8.92% krahasuar me janar – korrik 2017.
  • Gjatë janar -korrik 2018, janë paguar gjithsej 2,672,798 mijë lekë dëme ose 13.35% më pak se gjatë periudhës janar-korrik 2017.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar – korrik 2018 është ulur me 2,884 dhe arriti shifrën 25,434 nga të cilat 24,435 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 999 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

Close Menu