Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Gusht 2018

Zhvillime kryesore

  • Në janar – gusht 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 5.75%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 603,979 mijë lekë duke arritur shifrën 11,105,404 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 845,399 duke shënuar një rritje me 6.18 % krahasuar me janar – gusht 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 10,318,527 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 6.28% krahasuar me janar- gusht 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 761,584 duke shënuar një rritje në masën 7.04% krahasuar me janar – gusht 2017.
  • Gjatë janar -gusht 2018, janë paguar gjithsej 3,059,030 mijë lekë dëme ose 11.23% më pak se gjatë periudhës janar-gusht 2017.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar – gusht 2018 është ulur me 2,350 dhe arriti shifrën 28,941 nga të cilat 27,798 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,143 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Close Menu