Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

Tiranë, me 5 Tetor 2018

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Në ambientet e Hotel “Xheko Imperial” në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Në Ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë përfaqësues dhe drejtues të lartë të shoqërive të sigurimeve, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, anëtarë të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, etj.

Qëllimi i këtij memorandumi është përcaktimi dhe vendosja e formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve për të përmirësuar veprimtaritë respektive të çdo shoqate. Ai do të sigurojë kuadrin e nevojshëm institucional brenda të cilit Palët do të zhvillojnë marrëdhënie reciproke me synim krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin dhe zgjerimin e tregut të sigurimeve.

Synimi kryesor i këtij bashkëpunimi do të jetë sidomos përfshirja e veprimtarive prodhuese, industriale dhe bujqësore, në skemat e sigurimit vullnetar të pronës, aktivitetit,përgjejgjësive, etj.

Close Menu