Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar- Shtator 2018

Zhvillime kryesore

Në janar – shtator 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.61%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 434,207 mijë lekë duke arritur shifrën 12,460,277 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 955,620 duke shënuar një rritje me 5.34 % krahasuar me janar – shtator 2017.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 11,292,837 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.19% krahasuar me janar – shtator 2017.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 860,123 duke shënuar një rritje në masën 6.44% krahasuar me janar – shtator 2017.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 823,391 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 4.23% krahasuar me janar – shtator 2017.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 95,479 duke shënuar një ulje në masën 3.56% krahasuar me janar – shtator 2017.

Gjatë janar -gusht 2018, janë paguar gjithsej 3,390,604 mijë lekë dëme ose 8.53% më pak se gjatë periudhës janar – shtator 2017.

Numri i dëmeve të paguara në janar – shtator 2018 është ulur me 1,862 dhe arriti shifrën 32,129 nga të cilat 30,839 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,290 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu