Bashkëbisedim me studentët e universitetit Mesdhetar në Tiranë.

Bashkëbisedim me studentët e universitetit Mesdhetar në Tiranë.

 Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë mbështetur dhe nga Shoqëritë e Sigurimeve  organizoi në kuadër të programit për edukimin e konsumatorit në datën  22 Tetor,  takimin me studentët e Universitetit “Mesdhetar”në Tiranë.

Përfaqësuesi i tregut të sigurimeve të jo-jetës z.Gedeon Dudushi informoi  studentët për rëndësinë e sigurimeve, historinë e tyre dhe vlerën që kanë për njerëzit, si edhe prezantuan produktet  që ky treg ofron për konsumatorët.

Në takimin e zhvilluar në Universitetin “Mesdhetar”në  Tiranë mori pjesë gjithashtu edhe z.Naim Hasa –  Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve e Fondeve të Investimit  i cili trajtoi disa aspekte të Pensioneve Private në Shqipëri.

Studentët pjesëmarrës u treguan mjaft të interesuar për produktet e tregut të sigurimeve dhe nëpërmjet pyetjeve drejtuar lektorëve i dhanë këtij takimi frymën e një debati konstruktiv.

Këto veprimtari gjetën pasqyrim edhe në mediat lokale.

Close Menu