Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar- Tetor 2018

Zhvillime kryesore

  • Në janar – tetor 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 5.13%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 671,307 mijë lekë duke arritur shifrën 13,747,401 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 1,068,456 duke shënuar një rritje me 5.02 % krahasuar me janar – tetor 2017.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 12,798,832 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 5.87% krahasuar me janar – tetor 2017.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 961,678 duke shënuar një rritje në masën 7.64% krahasuar me janar – tetor 2017.
  • Numri i dëmeve të paguara në janar – tetor 2018 është ulur me 1,171 dhe arriti shifrën 35,920 nga të cilat 34,469 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,451 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

Close Menu