Zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithëshme e Anëtarëve të Shoqatës.
Me datë 11 Dhjetor 2018 zhvilloi punimet në Tiranë Asambleja e Përgjithëshme e Anëtarëve të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
Asambleja analizoi veprimtarinë e Shoqatës për vitin 2018 si dhe miratoi Buxhetin e saj për vitin 2019.
Aspektet themelore ku do të përqëndrohet veprimtaria e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë për vitin 2019 do të jenë :
- Zhvillimi i mëtejshëm i tregut, kryesisht drejt produkteve vullnetare.
- Edukimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorit për produktet sigurative.
- Forcimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve me mediat, me synim rritjen e prezencës mediatike të tregut të sigurimeve.
Në fund, Asambleja zgjodhi në postin e Kryetarit të Shoqatës z.Avni Ponari me mandat 3- vjeçar, i cili zëvendëson në këtë detyrë zj.Fitnete Sulaj.