Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar- Nëntor 2018

Zhvillime kryesore

Në janar – nëntor 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 6.02%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 859,591 mijë lekë duke arritur shifrën 15,149,365 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 1,174,224 duke shënuar një rritje me 5.62 % krahasuar me janar – nëntor 2017.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 14,102,119 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 6.61% krahasuar me janar – nëntor 2017.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,056,744 duke shënuar një rritje në masën 8.09% krahasuar me janar – nëntor 2017.

Gjatë janar – nëntorit 2018, janë paguar gjithsej 6,175,358 mijë lekë dëme ose 24.03% më shumë se gjatë periudhës janar – nëntor 2017.

Numri i dëmeve të paguara në janar – nëntor 2018 është ulur me 358 dhe arriti shifrën 40,119 nga të cilat 38,492 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,627 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu