Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar- Dhjetor 2018

Zhvillime kryesore

Gjate vitit 2018 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 4.49%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 726,800 mijë lekë duke arritur shifrën 16,921,491 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 1,309,143 duke shënuar një rritje me 5.89% krahasuar me vitin 2017.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 15,725,486 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 5.48% krahasuar me vitin 2017.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,176,826 duke shënuar një rritje në masën 8.24% krahasuar me vitin 2017.

Gjatë vitit 2018, janë paguar gjithsej 6,972,582 mijë lekë dëme ose 26.23% më shumë se gjatë vitit 2017.

Numri i dëmeve të paguara në vitin 2018 është ulur me 261 dhe arriti shifrën 43,720 nga të cilat 41,940 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.

 

Close Menu