Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar 2019

Zhvillime kryesore

  • Gjate Janarit 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 0.23%. Volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 2,887 mijë lekë duke arritur shifrën 1,254,261 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 92,169 duke shënuar një rritje me 4.07% krahasuar me Janarin 2018.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 1,160,807 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 0.31% krahasuar me janarin 2018.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 83,384 duke shënuar një rritje në masën 5.29% krahasuar me janarin 2018.
  • Gjatë Janarit 2019, janë paguar gjithsej 379,830 mijë lekë dëme ose 14.40% më shumë se gjatë Janarit 201
  • Numri i dëmeve të paguara në janarin 2019 është ulur me 760 dhe arriti shifrën 2,640 nga të cilat 2,572 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.
Close Menu