Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Shkurt 2019

Zhvillime kryesore

      

  • Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 1.37%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 32,059 mijë lekë duke arritur shifrën 2,368,999 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 177,450 duke shënuar një rritje me 5.59 % krahasuar me periudhën Janar – Shkurt 2018.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 2,205,022 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 1.40% krahasuar me periudhën Janar – Shkurt 2018.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 161,155 duke shënuar një rritje në masën 7.87% krahasuar me periudhën Janar – Shkurt 2018.

   

  • Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2019, janë paguar gjithsej 829,581 mijë lekë dëme ose 6.78% më pak se gjatë periudhës Janar – Shkurt 2018.
  • Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar – Shkurt 2019 është ulur me 352 dhe arriti shifrën 6,518 nga të cilat 6,228 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.
Close Menu