Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve për periudhën Janar-Mars 2019

Zhvillime kryesore

  • Gjatë periudhës Janar – Mars 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.78%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 418,195 mijë lekë duke arritur shifrën 3,969,400 mijë lekë.
  • Numri i kontratave arriti në 276,006 duke shënuar një rritje me 5.68 % krahasuar me periudhën Janar – Mars 2018.
  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 3,643,104 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 10.19% krahasuar me periudhën Janar – Mars 2018.
  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 247,769 duke shënuar një rritje në masën 7.22% krahasuar me periudhën Janar – Mars 2018.
  • Gjatë periudhës Janar – Mars 2019, janë paguar gjithsej 1,501,412 mijë lekë dëme ose 11.82% më shumë se gjatë periudhës Janar – Mars 2018.
  • Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar – Mars 2019 është rritur me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.
Close Menu