Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë anëtarësohet në Insurance Europe.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë anëtarësohet në Insurance Europe.

 Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithëshme të Insurance Europe të zhvilluar në Bukuresht më datën 22 Maj 2019, u diskutua dhe u pranua kërkesa për anëtarësim e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Insurance Europe  është Federata Europiane e Siguruesve dhe Risiguruesve.

Anëtarë të saj janë shoqatat kombëtare të 37 vendeve europiane, të cilat përfaqësojnë rreth 95 % të të ardhurave nga primet e tregut europian të sigurimeve dhe kanë të punësuar mbi 950 mijë punonjës.

Pranimi i shoqatës sonë në familjen e madhe europiane të sigurimeve shënon një moment historik për zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe hap perspektivat për arritjen e standarteve europiane të sigurimeve.

Në takimin që z.Libohova zhvilloi në Bukuresht me drejtuesit me të lartë të Insurance Europe – z.Andreas Brandstetter, President dhe zj. Michaela Koller, Drejtore e Përgjithëshme – u diskutua për mbështetjen dhe ndihmën që ky institucion mund të japë për zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, sidomos në drejtim të kuadrit rregullativ, trajnimit, gamës së produkteve, etj.

Close Menu