Tregu i sigurimeve merr pjesë në Konferencën e dytë Kombëtare “Edukimi Financiar”.

Më datë 24 Maj 2019, u zhvillua në Tiranë, Konferenca e dytë Kombëtare “Edukimi Financiar”, organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Fokusi i kësaj konference ishin punimet e studentëve në lidhje me tregjet nën mbikëqyrjen dhe rëndësinë e edukimit financiar. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ishte e pranishme duke dhënë vlerësimin për punimet me fokus sigurimet e jo jetës. Prezantimet më të mira u vlerësuan si me poshtë:

Punimi me temë: “Faktorët që ndikojnë mbi perceptimin e produkteve vullnetare, e mirë luksi apo e domosdoshme”, realizuar nga studentët Andi Seidaj, Behar Shehu, Myrtezan Cenaj Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës,  u vlerësua me çmim nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

Punimi me temë: “Dixhitalizimi i tregut të sigurimeve”, realizuar nga studenti Ledi Daci, Universiteti Europian i Tiranës, u vlerësua me çmim nga Kompania e Sigurimit Atlantik.

Punimi me temë  “Çfarë e pengon zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri”, realizuar nga studentët Meril Canameri, Merlina Guni, Jona Hoxha, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, u vlerësuan me çmim nga Kompania e Sigurimit Albsig.

Close Menu