Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve për periudhën Janar-Prill 2019

Zhvillime kryesore

Gjate periudhës Janar – Prill 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 8.30%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 406,374 mijë lekë duke arritur shifrën 5,300,307 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 376,717 duke shënuar një rritje me 6.63 % krahasuar me periudhën Janar – Prill 2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 4,885,500 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 6.99% krahasuar me periudhën Janar – Prill 2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 340,015 duke shënuar një rritje në masën 8.05% krahasuar me periudhën Janar – Prill 2018.

Gjate periudhës Janar – Prill 2019, janë paguar gjithsej 1,940,279 mijë lekë dëme ose 6.68% më shumë se gjatë periudhës Janar – Prill 2018.

Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar – Prill 2019 është rritur me 1,460 dhe arriti shifrën 15,156 nga të cilat 14,475 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.

Close Menu