Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar zhvilloi takimin e rradhës.

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar zhvilloi takimin e rradhës.

Nën kujdesin personal të zotit Naim Hasa- Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, me 13 Qershor 2019, në ambientet e “Sigal” Uniqa Group Austria u zhvillua takimi i rradhës i Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar.

I ftuar special në këtë takim ishte zoti Ervin Koci – Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në fjalën e tij përshëndetëse z.Koci vlerësoi veprimtarinë e rrjetit si një element i domosdoshëm për edukimin financiar të qytetarëve dhe ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e institucionit që ai drejton për të koordinuar veprimtari të përbashkëta në fushën e edukimit.

Më pas, zj.Edlira Dashi prezantoi për pjesëmarrësit Projektin e Bankës Botërore : “ Financial Education – a gateëay to sustainable development” dhe z.Naim Hasa informacionin lidhur me zhvillimet me të fundit në tregun e pensioneve private.

Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në muajin Shtator, nën kujdestarinë e Shoqatës së Tregtimit të Titujve.

Close Menu