Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Qershor 2019.

Zhvillimet kryesore  të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Qershor 2019.

Gjatë periudhës Janar – Qershor 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 5.03%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 387,993 mijë lekë duke arritur shifrën 8,094,815 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 591,387 duke shënuar një rritje me 4.24 % krahasuar me periudhën Janar – Qershor  2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 7,445,506 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.45% krahasuar me periudhën Janar – Qershor  2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 535,385 duke shënuar një rritje në masën 6.24% krahasuar me periudhën Janar – Qershor  2018.

Gjatë periudhës Janar – Qershor  2019, janë paguar gjithsej 2,779,157 mijë lekë dëme ose 6.69% më shumë se gjatë periudhës Janar – Qershor  2018.

Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar – Qershor  2019 është rritur me 1,886 dhe arriti shifrën 23,502 nga të cilat 22,444 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,058 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu