Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve për periudhën Janar-Maj 2019

Zhvillime kryesore

Gjatë periudhës Janar – Maj  2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.61%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 472,412 mijë lekë duke arritur shifrën 6,754,513 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 482,741 duke shënuar një rritje me 5.22 % krahasuar me periudhën Janar – Maj  2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 6,227,196 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 6.65% krahasuar me periudhën Janar – Maj  2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 436,580 duke shënuar një rritje në masën 7.30% krahasuar me periudhën Janar – Maj  2018.

Gjatë periudhës Janar – Maj  2019, janë paguar gjithsej 2,342,227 mijë lekë dëme ose 3.73% më shumë se gjatë periudhës Janar – Maj  2018.

Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar – Maj  2019 është rritur me 1,813 dhe arriti shifrën 19,535 nga të cilat 18,648 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës.

Close Menu