Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Korrik 2019.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Korrik 2019.

Në Janar – Korrik 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.88%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 365,463 mijë lekë duke arritur shifrën 9,790,028 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 726,460 duke shënuar një rritje me 4.22 % krahasuar me Janar – Korrik 2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 9,029,587 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 3.36% krahasuar me Janar- Korrik 2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 661,150 duke shënuar një rritje në masën 5.99% krahasuar me Janar – Korrik 2018.

Gjatë janar-korrik 2019, janë paguar gjithsej 3,438,997 mijë lekë dëme ose 11.94% më pak se gjatë periudhës Janar-Korrik 2018.

 

Numri i dëmeve të paguara në Janar – Korrik 2019  është ulur me 2,678 dhe arriti shifrën 28,109 nga të cilat 26,860 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,249 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu