Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar-Gusht 2019.

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-Jetë, Janar-Gusht 2019.

Në Janar – Gusht 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 2.33%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 259,086 mijë lekë duke arritur shifrën 11,364,490 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 885,298 duke shënuar një rritje me 4.72 % krahasuar me Janar – Gusht 2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 10,501,446 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 1.77% krahasuar me janar- gusht 2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 803,900 duke shënuar një rritje në masën 5.56% krahasuar me janar – gusht 2018.

Gjatë Janar -Gusht 2019, janë paguar gjithsej 3,939,431 mijë lekë dëme ose 9.99% më shumë se gjatë periudhës Janar-Gusht 2018.

Numri i dëmeve të paguara në Janar – Gusht 2019 është rritur me 2,613 dhe arriti shifrën 31,551 nga të cilat 30,170 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,381 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Close Menu