Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në bashkëbisedim me studentët e universiteteve.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në bashkëbisedim me studentët e universiteteve.

Prezantimi i kulturës së edukimit mbi sigurimet në Shqipëri është një sifdë e rëndësishme shoqërore e cila kërkon kontributin e një game të gjerë bashkëpunëtorësh dhe përfituesish.

Pikërisht për këtë arësye, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, gjate muajit Nëntor organizoi bashkëbisedim me studentet në Universitetin “Luarasi”, Universitetin Europian të Tiranës dhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Në orët e hapura me studentët, per të dytin vit rradhazi, lektorët e tregut të sigurimeve trajtuan informacione dhe koncepte bazë mbi sigurimet, si : rritja e ndërgjegjësimit dhe të vetbesimit për të kuptuar çfarë janë sigurimet, cilat janë sigurimet bazë dhe se përse është e rëndësishme që të sigurohemi, roli i sigurimeve për menaxhimin e rrezikut në biznese dhe në jetën e përditëshme, etj.

Këto takime me studentët shërbejnë veç të tjerave edhe për të vendosur ura komunikimi mes tregut të sigurimeve dhe botës akademike, e në mënyrë të veçantë asaj studentore, nga ku do të dalin menaxherët dhe administratorët e ardhshëm të biznesit shqiptar.

Close Menu